
Jona Hoxhaj
1- Gjetje të reja të Klosit, kritika për Veliajn!
Punët në Shqipëri ribëhen sa herë ndryshojnë liderët! Dikur ish Ministri i MMSR-së fliste për sukseset e Zyrave të Punës, që tani kritikohen nga Ministri i tanishëm duke i quajtur pasive.. Z. Klosi do të punojë që ti bëj ato aktive, këtë punë e pati bërë dhe Z. Veliaj…
Po zyrat janë pasive. Rezultatet e dikurshme nuk ishin të sakta, por kjo nuk do të thotë që vazhdimësia e tyre, me strategjinë e re të Klosit do të rregulloj parregullsitë, ato do të kritikohen nga pasardhësi, e kështu me radhë duke hedhur fajin nga njeri te tjetri! Gjatë gjithë javës se fundit te këtij muaji paradoksi qe Z. Klosi ka prezantuar ne çdo mbledhje, tryeze diskutimi apo dalje ne publik janë 26,800 vende te lira pune dhe 150 mije te pa pune… Duke shprehur se ne Shqipëri nuk ofrohen punonjës te kualifikuar dhe prandaj nuk behën alokimet adekuate! Po pse atëherë nuk behet aranzhimi I drejte I shkollave profesionale dhe numrit te studenteve ne këto shkolla qe te barazohet kërkesa e ofertën?! Pas gjithë investimeve dhe hapjeve te shkollave profesionale, tani Z. Klosi kërkoi ndihme nga ambasadoret per te formuar një sistem te shkollave profesionale?!
Kjo është dështimi i MMSR-se dhe jo faji I qytetareve, sepse zyrat e punës dhe informacioni per pune kërkuesit duhet te ekzistojë dhe t’i ofrohet qytetareve. Ky është qëllimi dhe objektivi kryesor I ekzistimit te zyrave te punës, ku punojnë e nuk veprojnë shume punonjës qe paguhen nga buxheti shtetëror! Ne Këshillin Kombëtar te Punës, ministri Klosi ka dhëne ultimatum te prere per ata qe refuzojnë pune te hiqen nga lista e ndihmave! Do te punosh aty ku te thonë, jo aty ku do, kjo nuk është e drejte per një qytetare te lire qe jeton ne demokraci! Gjithë kjo reforme dhe kushtimesh vënia e theksit mbi këtë teme gjate muajit tetor, te bene te konkludosh qe Z. Klosi do te “manipuloje” ne mënyrë “te drejte” numrin e te pa punëve!
2- Klosi “mysafir” ne evente te qe duhet te ishte “nikoqir”!
Gjate gjithë muajit Z. Klosi ishte shume aktiv ne shume evente, konferenca e takime zyrtare. Por ajo qe te shqetëson janë organizimi i takimeve me shume nga ai dhe jo i eventeve adekuate per Ministrinë qe ai drejton…
- Klosi morri pjese ne mbledhjen me biznese qe Dhoma e Tregtisë Turke e organizoi duke vene përsëri theksin ne rëndësinë e zhvillimit te arsimit profesional dhe ndërthurjes qe duhet t’i behet me kërkesat e tregut. MMSR-ja si një nder Ministritë me me se shumti buxhet nuk realizon takime dhe konferenca te tilla per te ndërtuar ura lidhëse ne mes te bizneseve dhe qytetareve, por Klosi shkon si “mysafir” dhe mban fjalimet e tij duke mos harruar fokusin ne arsimin profesional…
Përsëri ne Facebook dhe faqen zyrtare te Z. Klosi mund te gjesh gjate tetorit ngjarje pa fund ku ai ishte pjesëmarrës por shume pak aktivitete te Ministrisë. Organizimi I konferencave per diplomacinë ekonomike dhe nxitjen per punësim ose per pensionet vullnetare, janë evente qe MMSR-ja duhet te ketë primatin dhe ekskluzivi tetin e organizimit dhe zgjidhjes se problemeve qe mbyllen në këto takime, e jo te jene “mysafir” rasti, per te thënë ca fjale me tepër…
3- Akoma rezultate konkrete, te prekshme dhe koncize nuk kane dalë nga MMRS-ja e Klosit!
Testimi u be, po rezultatet… ?! Nisur nga skandali qe ndodhi ne Shkodër, per keqtrajtimin e fëmijëve nga punonjësit e institucioneve sociale, MMSR-ja kishte premtuar testimin e te gjithë punonjësve te institucioneve sociale ne vend. Ne fillim te muajit tetor ashtu siç u përfolur u be testimi i punonjësve social, per te identifikuar punonjës qe nuk janë te afte per te qëndruar ne institucionet përkatëse. Testimi u be, por kaloi muaji dhe akoma rezultatet nuk kane dalë Z. Klosi duhet te mbaj premtimin dhe te hiqen te gjithë ata punonjës qe nuk e kalojnë testin me rezultate te mjaftueshme, shpresojmë qe këto rezultate te mos jene te manipuluara dhe “keqbërës” siç ishte ajo ne Shkodër te ngelen pjese e institucioneve shtetërore, duke u paguar nga ne…
Referenca:
Facebook Zyrtar I Blendi Klosi-t. Tetor 2015.
https://www.facebook.com/klosiblendi/?fref=ts
Portali Albeu. Tetor 2015.
http://www.albeu.com/shqiperi/ultimatum-nga-ministri-klosi-kush-refuzon-punen-smerr-ndihme/218131/
http://www.albeu.com/shqiperi/klosi-kualifikimi-i-krahut-te-punes-garanci-per-pune-te-denje/217460/
Klan Kosova. Tetor 2015
http://klankosova.tv/klosi-kritikon-erion-velijajn/
Top Channel. Tetor 2015